Rreth 100 afganë pritet të vijnë sot në Kosovë. Sipas burimeve brenda Qeverisë, ata do të mbërrijnë rreth orës 20:45 në Aeroportin “Adem Jashari”.
Ardhja e tyre është paralajmëruar edhe mbrëmjen e së shtunës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera gjegjëse ende nuk ka diçka zyrtare.
Sipas deklarimeve të mëhershme, në total Kosova pret rreth 2.000 shtetas afganë e ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pati thënë që qëndrimi i tyre nuk do të jetë i gjatë dhe se do t’u ofrohet mbrojtje në kohëzgjatje prej një viti.