Die. Sht 8th, 2024

Ky ishte njeriu i vetëm që mund të hynte pa protokoll të presidenti Rugova sa ishte në Shqipëri

Udhëtimet dhe siguria e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova gjatë viteve 1991 deri më 1999 në Shqipëri, për të gjitha këto ka folur Ermir Hizmo, i cili ishte përgjegjës për sigurin e presidentit Rugova.

Hizmo tregoi për peripecitë dhe lehtësinë që e ndjente teksa punonte për presidentin Rugova, pasi siç u shpreh vetë ai, Rugova ishte një njeri shumë i qetë dhe i lehtë për të punuar.

Teksa tregoi për disa ngjarje të atyre viteve, Hizmo së bashku me autorin e emisionit, Adnan Merovcin ndanë një detaj duke treguar se kush ishte njeri në Shqipëri që Rugova i besonte shumë, aq sa nuk duhej protokoll për të.

Bëhet fjalë për Azem Hajdarin.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *