Emisari Special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar nga Washingtoni kanë folur për tensionet e fundit në Kosovë.
Në këtë drejtim, Escobar dhe Lajçak kanë komentuar edhe draftin e dorëzuar nga kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Escobar ka thënë se është propozim serioz dhe ka thënë që njerëzit duhet ta lexojnë.
“Mendoj se ishte, mendoj se është propozim serioz dhe mendoj që reflekton rritjen e nivelit të ankthit në rajon që kjo pjesë e marrëveshjes nuk do të bëhet. Unë i udhëzoj njerëzit ta lexojnë”, tha Escobar.
Gjithashtu Lajçak ka thënë se propozimi i Ramës i akomodon shqetësimet dhe dëshirat e të dyja palëve.
“Mendoj që është propozim shumë serioz që mendoj se i akomodon shqetësimet dhe dëshirat e të dy palëve.”
“Unë shpresoj që do të kemi këtë diskutim”, tha Lajçak.