Die. Nën 24th, 2024

Lajçak nesër për drekë pune me Kurtin dhe Bislimin

Siç ka raportuar Indeksonline, nesër përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër do të vijë në Prishtinë.

Ai pritet të zhvillojë një drekë pune së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë nesër një drekë pune me emisarin Lajçak”, u shpreh Kryeziu.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *