Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot po viziton Kosovën. Lajçak tanimë ka arritur në qeverinë e Kosovës, ku do të pritet në takim nga nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Vet, Lajçak kishte paralajmëruar takim me Bislimin ku pritet të diskutohet edhe çështja e dinarit.
Bashkë me emisarin evropian ështe edhe shefi i BE-së në Kosovë.
Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë adresim për media pas takimit.