Ministrja e Ekonomisë, Artan Rizvanolli ka dhënë një lajm të mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin tonë energjetik.
Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata”, ka shkruar ajo.