***Pesë të vdekur e 237 raste të reja me COVID-19,ndërsa janë shëruar 139 persona.Më së shumti raste vazhdon të ketë në Prishtinë. Në 24 orët e fundit në kryeqendër ishin 71 raste.***Thirrjeve të Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt drejtuar PDK’së që të hyjë në Qeveri u janë përgjigjur zyrtarë të Partisë së Kadri Veselit. Arben Gecaj po e thërret Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn të bëhen bashkë në një subjekt politik,.*** Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka konfirmuar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, se Bashkimi Evropian, është kundër idesë për korrigjimin e kufirit të Kosovës me Serbinë.*** Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia do të ketë një përgjigje për njoftimin e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili tha dje në Kuvend që Kosova nuk i ka ndaluar përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare.*** Sipas rezultateve përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik, Koalicioni “Mundemi” fitoi 46 mandate, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, AA Alternativa 12, E Majta 2 dhe PDSH 1 mandat.***moti: Ditëve të ardhshme vendi ynë dominohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, të cilat favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, derisa i nxehti afrikan do të shtrihet gradualisht mbi rajon, duke rritur temperaturat pak mbi vlera mesatare, temperaturat të shtunën do të lëvizin nga 16 deri në 29 gradë celcius.mundesi për të reshura dhe shkarkime rrufesh***covid-19 në Kosovë: total raste 6917, të sheruar, 3753.***www.rtvarberia.com***.