Sht. Nën 23rd, 2024

LAJME DITORE , E HËNË, 28.12.2020

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021

Më 64 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021.
Pas kësaj, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së ka kërkuar të futet në rend të ditës për lexim të dytë nesër në ora 14:00 dhe deputetët të dërgojnë amandamente deri në ora 10:00.
Me shumicë votash u aprovua kjo kërkesë dhe seanca do të mbahet nesër në orën 14:00.
Më 89 vota për, është miratuar marrëveshja ndërkombëtare për impiantin e ujërave të zeza në Gjilan. Nesër pritet të votohen disa marrëveshje tjera ndërkombëtare. .

Serbia sjell vaksina anti-COVID në Kosovë, Rusia e gatshme të dërgojë në Shqipëri

Në ditën kur presidenti i Serbisë ka folur për vaksinat anti-COVID që ka sjell për serbët e Kosovës dhe për gatishmërinë që nëse është nevoja të sjellë edhe për shqiptarët në Kosovë, Rusia, përmes ambasadës së saj në Tiranë, është shprehur e gatshme të sjell vaksinat ruse “Sputnik V”.
Ambasada e Rusisë në Tiranë i ka reaguar zëdhënësit të kryeministrit Rama, Endri Fugës, i cili është shprehur i lumtur me shpërndarjen e vaksinës anti-Covid nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Ambasada ka reaguar përmes Facebookut duke thënë se Rusia është e gatshme t’i ndihmojë Shqipërisë me vaksinën ruse.
“I nderuar z. Endri Fuga, Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri”,thuhet në deklarimin e Ambasadës ruse në Tiranë.
Ambasada tutje ka bërë me dije se vaksina “Sputnik-V” ka filluar të shpërndahet në Rusi dhe Argjentinë ndërkohë thotë se edhe 50 shtete të tjera kanë aplikuar për blerjen e saj.
Vaksina ruse është e para që u regjistrua mirëpo nuk është marrë me seriozitet nga vendet perëndimore pasi nuk ka shumë të dhëna për të…

Tetë të vdekur , 407 te sheruar dhe 181 raste me COVID-19 sot në Kosovë!

Tetë persona kanë vdekur dhe 181 të tjerë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Këto rezultate kanë dalë nga 1.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (80, 78 vjeç), Drenas 1 rast (67 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Istog 1 rast (62 vjeç), Mitrovicë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 50.801 raste nga 180.404 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.317 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.969 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.515.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

Këshilltari i Osmanit: Haxhiu po flet të pavërteta, nuk ka rrogë të 13-të

Këshilltari ligjor i ushtrues së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, Artan Murati, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.
Ai ka thënë se Haxhiu po flet të pavërteta dhe se nuk ka rrogë të 13-të.
Haxhiu tha se Osmani pos që po e ushtron detyrën e kryeparlamentares dhe të u.d. së presidentes, ajo ka ndarë edhe rrogë të 13-të për vete.
“Bekim Haxhiu po flet të pavërteta në foltore të Kuvendit. Nuk ka pagë të 13-të. Administrata e Kuvendit ka parashtruar kërkesë për një shtesë në pagën bazë, duke u thirrur në orët e tejzgjatura të punës. Pra, kërkesa është shtesë nga administrata, është deponuar për punonjësit e administratës, e jo për deputetët. Një rikujtim për z. Haxhiu (dhe të tjerët): Kuvendi tash e dhjetë vjet e ndanë një shtesë të tillë. Të paktën në katër legjislatura të kaluar, Kuvendi është udhëhequr nga bashkëpartiak të z. Haxhiu. Interesant, kjo punë nuk është diskutuar nga askush. Për më tepër, kryetarja e Kuvendit nuk e ka votuar një propozim të tillë. Ai vendim është marrë nga kryesia e Kuvendit, me shumicë votash. E ky Kuvend, sivjet i ka kthyer Qeverisë mbi 1.5 milionë euro, nga kursimet. Fushatën politike bëjeni jashtë foltores së Kuvendit”, ka shkruar Murati në Facebook..

Faton Abdullahu i bashkohet PDK-së

Faton Abdullahu ka aderuar në PDK.
Aderimin e tij në këtë subjekt e ka njoftuar vet u.d kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj
Hoxhaj gjatë prezantimit të të transferim të ish-këshilltarit të Isa Mustafës dhe kohëve të fundit i shndërruar në analistë, ka thurur fjalë të mëdha për të.
Ai ka thënë se PDK i ka të hapura dyert për intelektualët e tillë.
Aderimin e Abdullahut e ka lidh me krizën politike, duke thënë se nga brenda po sulmohet nga populizmi e nga jashtë nga Gjykata Speciale…

Hoti tregon a do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër, i bindur për fitore

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ende nuk e di nëse ai do të jetë kandidat për të parin e Qeverisë në zgjedhjet që priten të mbahen në fillimin e vitit 2021.
Ai në një prononcim për media ka thënë se LDK-ja nuk e ka vetëm një emër për prijës të garës zgjedhore, por disa, e që sipas tij, secili është më i mirë se tjetri. Hoti tutje ka shtuar se janë favorit për t’i fituar këto zgjedhje.
Derisa ka folur për seancën e cila po mbahet lidhur me buxhetin, ai ka thënë se është tepër e rëndësishme që të mos fillohet viti pa buxhet të miratuar.
Ai ka thënë se nesër do të adresohet lidhur me punët e Qeverisë…..

Moti
Të marten parashikohet mot pjeserisht i vranet , temperaturat do të levizin nga 5 deri 9 gradë Celsius. Mot me shi në Tiranë, me temperatura nga 9-17 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 50801. Të Shëruar: 39969. Të vdekur: 1317.
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *