Kryeministri Hoti zotohet për kthimin e ligjshmërisë në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një takim virtual me përfaqësuesin Special të BE-së dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit Evropian, shprehu vendosmërinë e Qeverisë për vendosjen e ligjshmërisë dhe adresimin e të gjitha sfidave në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit..
Një muaj paraburgim pronarit të kompanisë që dyshohet se vodhi 2 mln euro nga Thesari
Pronarit të LDA-Group, Kadri Shala, i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji. Këtë e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi për media.
Në njoftimin për media, Themelorja thotë se Shala dyshohet që ka kryer veprën pastrim parash. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri në 25 nëntor të këtij viti, ndërsa kjo masë sipas Gjykatës është caktuar pasiqë i dyshuari mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.
“I pandehuri K.SH. dyshohet se së bashku me të pandehurin L.G. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kadri Shala është pronar i kompanisë “LDA Group” me seli në Llapushnik, ku dyshohet se ishin transferuar paligjshëm dy milionë euro.
Ministri Zemaj: Do të ketë rritje të kontrolleve
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar shtim të kontrollove për ta luftuar COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e Policisë se Kosovës, të Asociacionit të Komunave, Inspektoratit Qendror e Lokal dhe përfaqësues të tjerë për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
“Jemi në përgatitje e sipërm për zbatueshmërinë e masave. U takuam me inspektoratin sanitar, me AKK-në dhe Policinë e Kosovës. Angazhimi do të jetë permanent, mirë i koordinuar dhe kemi plane të tjera. Do të ketë rritje të kontrolleve në shumë drejtime, jo vetëm në fokus të gastronomisë”, ka thënë Zemaj.
Ai ka paralajmëruar se do të shtohet edhe numri i policëve.
“Të shohim se a kemi nevojë për masa shtesë edhe për kufizimet. Situata nuk është duke shkuar në favorin tonë. Presim edhe kontingjentin e ri për 400 policë që do ta fillojnë punën. Insistimi ynë është parandalimi, në momentin kur kemi rritje të rasteve spitalore ne duhet të ndërmarrim masa”, ka thënë ai.
Tre të vdekur e 197 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre të vdekur dhe 197 raste të reja të infektimit me koronavirus.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 48 persona.
Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 18 mijë e 345, 15 mijë e 198 të shëruar dhe 669 raste të vdekjes. Të vdekurit janë dy në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe një rast mjekimi intenziv në QKUK.
Lajm i mirë për bujqit, filloi pagesa e subvencioneve.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tanimë ka filluar me realizimin e pagesave direkte apo subvencioneve.
Këtë e bëri të ditur Ministri i MBPZHR-së, Besian Mustafa, i cili tha se pagesa e subvencioneve sivjet do të bëhet dy herë në krahasim me vitin 2019.
Sipas Ministrit Mustafa, për të gjitha kulturat dhe për të gjitha masat pagesa do të bëhet dy herë.Tutje, Ministri Mustafa sqaroi se fillimisht do të paguhet pjesa e parë sipas programit të rregullt kurse pasi të jenë paguar subvencionet për të gjithë fermerët, do të fillojë të bëhet edhe pagesa e dytë e subvencioneve për të gjithë përfituesit.
Ministri Mustafa tha se përkrahja ndaj fermerëve ka për qëllim kthimin e vitit 2020 nga një vit plot sfida për bujqësinë, në një vit të fuqishëm për bujqësinë e Kosovës.
Vendimi për dyfishimin e subvencioneve për të gjitha kulturat u soll si pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike. Ky vendim ishte kundërpërgjigje e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për t’u dalë në ndihmë fermerëve të Republikës së Kosovës, për ta përballuar goditjen që shkaktoi pandemia Covid-19.
Djali i Ukë Bytyqit në 18 vjetorin e vdekjes: Ndihem krenar me ty dhe veprat tuaja
Djali, Flamur Bytyqi, i ish-kryetarit të komunës së Suharekës Ukë Bytyqit, ka rikujtuar babanë e tij në 18 vjetorin e vdekjes.
Bytyqi ka theksuar se i ndjeri kërkonte që të mbesin të bashkuar çdoherë.
Ukë Bytyqi ishte pjesëmarrës në demonstratat e 1981, ishte delegat i Kuvendit të Kosovës dhe njëri ndër themeluesit e LDK-së, si dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.
Djali tij tha se ndjehet krenar për të për heroizmin dhe kontributin e tij gjatë luftës.
MOTI
Të merkuren parashikohet mot pjeserisht me diell. Temperaturat do të levizin nga 5 deri 18 gradë Celsius. Mot i ngjashem në Tiranë, me temperatura nga 11-24 gradë celcius.
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 18345.Të Shëruar: 15198. Të vdekur: 669
www.rtvarberia.com
Tri kanalet e RTV Arberia si dhe Radion mund te i ndiqni edhe ne www.iptvshqipott.com