Die. Nën 24th, 2024

LAJMET DITORE, E PREMTE, 23.10.2020

PËRFUNDON AFATI KUR SPECIALJA DUHEJ TË VENDOSTE PËR AKTAKUZEN NDAJ THAÇIT E VESELIT , AVOKATI KOCI BESON SE ËSHTË KONFIRMUAR

Janë bërë gjashtë muaj prej kur para Dhomave të Specializuara është paraqitur për konfirmim një aktakuzë, në të cilën si të dyshuar për krime lufte përmenden edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i Partisë Demokratike, Kadri Veseli.
E premtja përbën afatin e skajshëm brenda të cilit gjyqtari i procedurës paraprake është dashur të vendosë për aktakuzën. Meqë Specialja nuk ka publikuar ndonjë informatë për këtë rast, juristët, si Arianit Koci besojnë që së paku pjesërisht aktakuza është konfirmuar

SHEFI I BE-SË: KOSOVA E SERBIA DUHET TË BËJNË NDRYSHIME PËR THEMELIMIN E ASK-SË

Shefi i Zyrës dhe përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka mbështetur deklaratën e emisarit të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, të bërë në Beograd.
Në takimin që ka pasur me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese kur nënshkruajnë marrëveshje ndërkombëtare.
Szunyog ka thënë se i takon Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
E shuarja e Task-forcës kundër korrupsionit është shqetësuese për Bashkimin Evropian, ku shefi i BE-së tha se mbetet pikëpyetje luftimi i krimit dhe korrupsionit.

MINISTRJA HARADINAJ -STUBLLA: KËRKOJMË NGA SERBIA LIRIMIN E MENJËHERSHËM TË AGIM GJOCAJT SI DHE TË NEZIR MEHMETAJT

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se e dënojnë ashpër arrestimin e shtetasit kosovar, Agim Gjocaj, nga shteti i Serbisë.
Ajo bën të ditur se Gjocaj u arrestua në mënyrë flagrante gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë..
“MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj. Po ashtu, theksojmë se akuzat e pretenduara ndaj tyre janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht”.“MPJD i bën thirrje Brukselit dhe shteteve të Grupit Quint, që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd, që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, të ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë.Haradinaj-Stublla u bën thirrje shtetasve të Kosovës dhe bashkëatdhetarët nga diaspora t’i shmangin udhëtimet në dhe nëpërmes Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimit të tyre, me akuza të motivuara politikisht.

KOSOVA DHE SHBA-JA NËNSHKRUAJNË MEMORANDUM BASHKËPUNIMI PËR RRJETE TE PASTRA 5G

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar të premten një memorandum bashkëpunimi me zëvendës-Sekretarin amerikan për Ekonomi, Energji dhe Ambient, Keith Krach, për krijimin e rrjeteve të pastra të gjeneratës së pestë të komunikimeve (5G).
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është bërë në ambasadën e Kosovës në Shkup, në prani në zyrtarëve amerikanë, duke përfshirë ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Kryeministri Hoti e ka konsideruar këtë marrëveshje si hap të madh drejt rritjes së sigurisë në këtë fushë..Sipas tij, autoritetet e Kosovës tashmë kanë marrë veprimet e duhura në Prishtinë lidhur me këtë çështje.
Krach në anën tjetër ka thënë se Kosova është partnere shumë e çmueshme e SHBA-së, dhe kjo ceremoni nënshkrimi është dëshmi e lidhjeve të forta.Shtetet e Bashkuara janë duke komunikuar me shumë vende në botë, për të kundërshtuar bashkëpunimin e tyre me kompaninë kineze Huaëei dhe rrjetin e saj 5G.Uashingtoni e ka vendosur këtë kompani në “listën e zezë” pasi vlerëson se ajo paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe e përdorë teknologjinë e saj për të spiunuar në emër të Qeverisë kineze.

169 RASTE TE REJA NGA COVID-19 NË KOSOVË , 2 TË VDEKUR, 85 TË SHËRUAR, NDALOHEN VIZITAT NË BURGJE

Në 169 ka shkuar numri i të infektuarve me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa dy persona kanë vdekur nga Covid-19, një pacient i Klinikës Infektive dhe një në Mjekimin Intensiv, duke e çuar në 659 numrin e të vdekurve,.IKSHPK-ja njofton se 85 persona janë shëruar, ndërsa Prishtina vazhdon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve me 71 raste pozitive.Ka dy ditë që Shërbimi Korrektues ka ndaluar të gjitha vizitat e familjarëve, organizatave joqeveritare dhe vizitat e të burgosurve gjatë vikendeve.

SPORT:DISTRIE KRASNIQI NGRITI FLAMURIN E KOSOVËS MBI ATË TË SERBISË

Distrie Krasniqi arriti ta fitoi medaljen e artë në “Grand Slamin e Budapestit”, pasi mposhti në finale argjentinasen, Pareto.
Xhudistja jonë nuk e lëshoi këtë mundësi, dhe sot ia siguroi Kosovës edhe një tjetër medalje të artë.Distria doli e para që fitojë medaljen e artë, e argjenta i takoi argjentinases, Paula Pareto e ajo e bronzta serbës, Andrea Stojdinov
Ndërkaq, në podium është ngritur flamuri i Kosovës mbi atë të Serbisë e Argjentinës.

MOTI

Të shtunen parashikohet mot pjeserisht me diell. Temperaturat do të levizin nga 8 deri 19 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 14-24 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:

Total raste: 17591.Të Shëruar: 14979. Të vdekur: 659
www.rtvarberia.com
Tri kanalet e RTV Arberia si dhe Radion mund te i ndiqni edhe ne www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *