Mër. Tet 30th, 2024

Lajmet e mbëmjes, e mërkurë 05.08.2020

***Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se ka nisur realizimi i rotacionit për personelin diplomatik dhe konsullor, sipas konceptit “një në shërbim, një në ministri”. Të mërkurën, ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se për të realizuar këtë rotacion në MPJD do të kthehen më shumë se 50 anëtarë të personelit diplomatik dhe konsullor, ndërsa do të nisin shërbimin më shumë se 30 anëtarë të Shërbimit të Jashtëm.***15 persona kanë vdekur e 218 raste të reja me COVID-19 në Kosovë janë regjistruar të mërkurën.Sipas institucioneve shëndetësore, IKSHPK-së dhe MSH-së, të mërkurën janë marrë mostrat e 461 persona. 156 persona janë shëruar nga virusi.***Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka anuluar vendimin e së martës me të cilin kishte shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave.***Kurti mirëpret në takim njoftues ambasadorin e sapo emëruar të Gjermanisë në Kosovë.***Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka paralajmëruar hapjen e disa laboratorëve nëpër Serbi, e një e ka paralajmëruar edhe për në Kosovë.Bërnabiq ka bërë të ditur se zinxhirin e laboratorëve që do të merren me testet PCR për COVID-19, do ta shtrijë edhe në Mitrovicë.***Lajmi i fundit nga Gjykata Speciale, tregon se i kanë bërë gati edhe burgjet***moti: të enjten IHMK parashikon mot me shi dhe me shkarkime rrufesh temperaturat do të lëvizin nga 14c deri 20c.***covid-19 në Kosovë: total raste 9492, të sheruar, 5346***www.rtvarberia.com**

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *