***Presidenti Thaçi vazhdon t’i sfidojë vendimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke refuzuar tërheqjen e diplomatëve që u ka skaduar mandati dhe kanë probleme me ligjin. Në fillim të shtatorit, presidenti në mënyrë të jashtëligjshme ka firmosur dekretin nëpërmjet të cilit i vazhdohet mandati edhe për katër vjet të tjerë konsullit të përgjithshëm në Tiranë, Halim Krasniqi…***Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se delegacioni i Qeverisë së SHBA-së do ta vizitojë te henen Kosovën.Sipas njoftimit, delegacioni do jetë i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.Njoftohet se kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë…***Gastronomet kanë thyer pjata para Qeverisë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre për mospërkrahjen financiare nga institucionet e Kosovës, si dhe për mos shfuqizimin e masave ndaj gastronomisë.Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi ka thënë se kjo është edhe thirrje edhe për gastronomet e Kosovës që t’i bashkëngjiten këtij aksioni, si dhe protestës më 25 shtator në shesh, para Qeverisë së Kosovës.***Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre karshi Procesit të Berlinit, për shkak të mungesës së përkushtimit politik…***Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 61 raste pozitive me koronavirus dhe dy të vdekur, një nga spitali rajonal i Gjilanit dhe një rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes, njoftohet nga komunikata e IKSHP-së…***moti:.Të henen parashikohet mot pjeserisht me diell .Temperaturat do te levizin nga 10-26 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14939.Të Shëruar:12325, ***www.rtvarberia.com***