Die. Nën 24th, 2024

lajmet e mbremjes, e hene 12.10.2020

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të martën, do të vizitojë Kosovën.Këtë e ka bërë të ditur këshilltari politik në Qeverinë Hoti, Xhavit Beqiri..***Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, është shprehur i kënaqur për kalimin në lexim të parë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Kuvendin e Kosovës, të hënën..***Me 26 vota kundër ka dështuar votimi i plotësim-ndryshimit të ligjit për festat zyrtare në Kuvendin e Kosovës. Ky votim mori 33 vota pra, 26 kundër dhe tri abstenime, prej tyre katër vota të komuniteteve, duke mos i plotësuar kushtet për kalimin e këtij projektligji.***Një person ka vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Kosovë. Të hënën, nga testimi i 702 mostrave, 68 kanë rezultuar pozitive, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.Sipas njoftimit, 33 persona janë shëruar.***Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për punët e Jashtme Josep Borrell është shprehur se çështja e gjetjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë është çështje muajsh dhe jo vitesh.***Mbyllet shkolla “Pjetër Bogdani” në Prishtinë – tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik infektohen COVID-19.***moti:.Të marten parashikohet mot i vranet dhe me shi. Temperaturat do te levizin nga 6 deri 13 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 12-18 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 16247.Të Shëruar:14368, ***www.rtvarberia.com***Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *