***Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka paralajmëruar se këtë javë në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet Kosovë – Serbi, në nivel ekspertësh.Do të diskutohet rreth temave të hapura në takimin e fundit në nivelin më të lartë..***Katër persona kanë vdekur dhe 55 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë.Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë ..***Osmani tutje ka folur edhe për mocionin e mosbesimit të ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka thënë se ende nuk e ka parë tekstin porse sapo ta sheh do të ketë përgjigje konkrete.“Sa i përket çështjes së mocionit, unë nuk e kam diskutuar këtë çështje me Vetëvendosjen dhe nuk e kam parë tekstin, sapo të ulem e shqyrtoj mund të kem një përgjigje konkrete”, ka thënë ajo.Osmani ka thënë se pozita do të duhej të ulej me opozitën dhe të negocionte për të gjitha ligjet.Ajo mohon se ka lobuar që të mos votohen ligjet apo dokumentet e sjella nga qeveria në Kuvend.Osmani tutje ka shtuar sesa i përket bashkëpunimit me partitë politike, partner të vetëm të koalicionit e shoh vetëm Vetëvendosjen..***Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë se në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, ekzistenca e shqiptarëve është e pashmangshme.Selimi pas takimit me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, Ragmi Mustafën, përmendi rastin e ngritjes së dy padive ndaj këtij të fundit për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019.Sipas tij, “ky akt i ulët është kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë atje”…***Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kryetare e komisionit për Siguri në Kuvend ka thënë se si komision do të kërkojnë llogari nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë.***,moti:.Të marten parashikohet mot me diell.Temperaturat do te levizin nga 11-28 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14692.Të Shëruar: 11585, ***www.rtvarberia.com***