***Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se në mënyrë që Kosova dhe Serbia të lëvizin përpara, të gjithë duhet të kenë qasje të re ndaj çështjeve dhe “të ndërmarrin hapa të guximshëm për të sjellë ndryshime”.Duke mos dashur të hyjë në detaje të procesit politik në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, Kosnett tha është e pamundur të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse pa u bërë kompromise nga të gjitha palët.***Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 79 raste të reja.Po ashtu sipas IKSHPK-së janë shëruar 104 pacientë në 24 orët e fundit.***“Serbia herëdokur do të duhet ta njohë Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një çast mblodhi forcën për një vendim të tillë, por e lëshoi atë mundësi. Por, ai është i vetëdijshëm se ky është çelësi për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë dhe ish-ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt.***Ka arritur për vizitë zyrtare në Kosovë Richard Grenell i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.Ai i shoqëruar nga një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, do të zhvilloj takim me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.***Njësia e Kërkim – Shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së, ka arritur të shpëtoi dhe evakuoi katër qytetarë.Kjo ka ndodhur në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.***moti:.Të marten parashikohet mot pjeserisht me diell .Temperaturat do te levizin nga 13-27 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 15063.Të Shëruar:12570, ***www.rtvarberia.com***