***Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka njoftuar se ka marrë përgjigje nga sekretari i shtetit të Gjermanisë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, në një letër për të cilën thotë se e ka dërguar në qershor.Ajo tutje ka thënë se presidenca gjermane duhet të tregojë më shumë lidership lidhur me procesin, duke shtuar se Kosova meriton liberalizimin e vizave….*** Tetë raste të vdekjes dhe 136 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike të martën.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 131 pacientë.***Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i ka dhuruar Kosovës 50 respiratorë.Sipas njoftimit të ambasadës, respiratorët janë nga më bashkëkohorët për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.***Takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja do të zhvillohet më 27 gusht në Bruksel.Këtë e ka konfirmuar Nabila Massrali, zëdhënëse për çështje të jashtme dhe të Sigurisë së BE-së,.Ajo nuk ka dhënë hollësi rreth takimit. Ky takim është në nivel të ekspertëve ndërsa takime të nivelit të lartë në Bruksel, ku do të merrnin pjesë Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pritet të ketë në fillim të muajt shtator.***Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të internetit, për shkaqe sigurie!…***Kosova do të përfitojë 138 milionë euro nga Bashkimi Evropian***Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, se kjo ministri ka licencuar laboratorë privatë për kryerje të testimeve për COVID-19, të cilat nuk janë të regjistruara si biznese.Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private i Ministrisë së Shëndetësisë sqaron se ka bërë licencimin e vetëm atyre laboratorëve që kanë plotësuar kriteret.***moti: java e fundit e gushtit do të fillojë me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.nga dita e mërkurë mot me diell dhe i qetë.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius..***covid-19 në Kosovë: total raste 12683.Të Shëruar: 8788, ***www.rtvarberia.com***