Die. Nën 24th, 2024

lajmet e mbremjes, e premte 18.09.2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se deklaratat e ministrit Agim Veliu, jo që janë të papërgjegjshme, por, siç tha ai, secila brenda saj përmban “një skandal në vete”.Ai ka kritikuar edhe deklaratën e Veliut lidhur me kërkesën bërë KFOR-it që pala serbe brenda mundësive të mos zbres shumë poshtë kufirit.***Dhomat e Specializuara në Hagë kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se presidentja e këtij institucioni, Ekaterina Trendafilova, do t’ua dorëzojë gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese, kërkesën e nisur nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani rreth ndryshimeve kushtetuese që lidhen me mandatin e kësaj Gjykate.Osmani i ka nisur të premten letër Trendafilovas, rreth kërkesës së bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për bërjen e ndryshimeve kushtetuese lidhur me mandatin e këtyre Dhomave që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale..***QUINT-i mesazh Kosovës: Mos tentoni ta zhvlerësoni punën e Gjykatës Speciale!.***Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Po ashtu, presidenti Thaçi ka ftuar presidentin Trump që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt, bëhet e ditur përmes një komunikate për media..***Katër persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të premten.Të premten janë regjistruar 57 raste të reja pozitive nga testimi i 678 mostrave.IKSHPK po ashtu ka bërë të ditur se të premten janë shëruar 137 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 12325.Raste aktive janë 2003. Në total janë 2087 raste aktive.***Bashkimi Evropian nuk ka caktuar një datë për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi, ka bërë të ditur të premten zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Në një konferencë për media, Stano ka thënë se BE-ja nuk është e interesuar të vendosë “afat kohor artificial”, teksa ka shtuar se “as nuk është e interesuar të zgjatet pa fund”.***Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton se pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës ka dorëzuar Peticionin e punëtorëve shëndetësore dhe stafit mbështetës të realizuar nga data 14.09.2020..***moti:.Të shtunen parashikohet mot pjeserisht me diell .Temperaturat do te levizin nga 9-25 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14939.Të Shëruar: 12325, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *