Mër. Tet 30th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e shtunë 08.08.2020

***KFOR-i përmes një njoftimi për media ka thënë se hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës të premten, ishte në kuadër të patrullës së sinkronizuar rutinore.Pas reagimeve të shumta, pasi forcat serbe u panë në territor të Kosovës, në komunën e Kamenicës, KFOR-i ka thënë se kjo patrullë bëhet me qëllim që të ofrohet siguriIsh-anëtarët e Komisionit për Shënjimin e Kufirit, Florim Isufi e Shpejtim Bulliqi, kanë shpjeguar përmes një analize se xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës rreth 300 metra vijë ajrore nga pika më e afërt e kufirit..***Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se s’duhet të ketë panik pas veprimit në Karaçevë dhe se kufijtë e Kosovës janë të sigurt.***Banorët e Karaçevës paralajmërojnë kundërpërgjigje ndaj xhandarmërisë serbe***ISHPK: 12 viktima nga COVID-19 në Kosovë, 197 të shëruar e 190 të infektuar..***Gjykata në Leskovc paralajmëron: Do të dërgojmë më shumë ftesa për burg në Kosovë***moti:Të dielen në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.covid-19 në Kosovë: total raste 1059Të Shëruar: 5802, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *