COVID pamundëson faljen e namazit të Bajramit, apel që të shmangen edhe vizitat familjare.Besimtarët myslimanë nuk kanë mundur të falin namazin e Kurban Bajramit për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19.Përveç ezanit, në Xhaminë e Madhe, që herët e kaluara ishte epiqendra e kësaj feste, nuk është parë lëvizje e besimtarëve..***Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave të mbajtur dje, ka thënë se për shkak të gjendjes së rënduar me COVID-19, të premten nuk do të falet bajrami:BIK’u lajmëron të gjithë besimtarët pezullohet se falja e Namazit të Bajramit të Vogël dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës*** Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar për festën e Kurban Bajramit duke uruar për një festë me shumë solidaritet, mirëkuptim e harmoni për njëri-tjetrin.Kreu i shtetit tha se edhe pse gjithnjë këtë festë e kemi kaluar të bashkuar, kësaj radhe duhet të ruajmë distancën fizike e kështu edhe shëndetin e më të dashurve.*** Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.Ai ka ftuar që kjo festë të kremtohet në shtëpi pasi vetëm kështu mund të kontribuojmë në menaxhimin e situatës me pandeminë.***Edhe lideret e partive politike kanë uruar festen e kurban bajramit***Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, Kosova është në dritën e kuqe të pandemisë dhe se më keq nuk ka qenë deri më tani.*** Ministrja Bajrami ka bërë të ditur se me rishikimin e buxhetit do të ekzekutohen pagat prej 170 eurosh si dhe mbulimi 50% të vlerës së qirasë për ndërmarrjet.***moti: Të premten parashihet te mbaj mot me diell dhe vranësira, temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 34 gradë celcius, mundesi per te reshura te shiut dhe shkarkime rrufesh.***covid-19 në Kosovë: total raste 8104, të sheruar, 4463***www.rtvarberia.com***