Die. Nën 24th, 2024

Largohen grilat që rrethonin objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se janë larguar grilat që rrethonin objektin e komunës që ai udhëheq.

Atiq në postimin e bërë në Facebook ka shkruar se nuk duhet të ketë barriera mes atyre që u shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve.

“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve”, ka theksuar ai.

Tutje, Atiq ka pohuar se do të vazhdojnë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim.

STATUSI I PLOTE

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *