Die. Nën 24th, 2024

Latifi: Që 20 vjet s’janë dërguar mjekë për t’u përgatitur profesionalisht jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ndër të tjera në intervistën ekskluzive në Info Magazinë, ka folur edhe për ikjen e mjekëve kosovarë në vende të tjera të botës.

“Ikja e qytetarëve të Kosovës nuk është e re, fatkeqësisht edhe vetëm një nëse shkon, që nuk shkon për ngritje profesionale, por për shkak se nuk mundet të arrijë potencialin e tij njerëzor këtu, është një më shumë se që duhet”, ka thënë Latifi në Info Magazinë në Klan Kosova.

Ai shtoi se ka më shumë se 20 vjet që mjekët nuk janë financuar nga shteti për studime jashtë vendit, por kanë shkuar atje me vetëfinancim.

“Nëse e bëjmë këtë reformim që po e bëjmë, t’iu japim respektin e duhur specializantëve, me qenë tamam studentë të shkencave të ndryshme dhe t’u jepet mundësi që të shkohet edhe jashtë vendit për specializim. Që 20 vjetët e fundit nuk janë dërguar mjekë për t’u përgatitur jashtë, ata kanë shkuar me lekët e tyre, kanë shkuar me marrëdhënie profesionale, por jo në mënyrë të siguruar. Ne e kemi krijuar një program që do t’i ketë 17 lëndë klinike, me 22 subspecializime, ku do të shkojnë 59 mjekë e ekspertë tanë për t’u subspecializuar:”, ka thënë ai.

Latifi tha se kjo dukuri është duke i përcjellë edhe vendet e tilla si Austrinë e Gjermaninë.

“Austria po I humb mjekët, ata po shkojnë në vende të tjera. Gjermania po I humb mjekët, për atë po ka nevojë për mjekë, pra nuk është vetëm problemi ynë”, ka thënë ai.

Ai tha se është duke u marrë me çështjen e avancimit të programeve klinike në mënyrë që të mos ketë ikje të madhe të mjekëve jashtë vendit, pasi, sipas tij, do të ikin edhe më shumë specializantë, nëse nuk reformohen specializimet.

“Jam I sigurt që edhe ju do të shkonit në një vend ku e kanë pagën më të madhe, kushtet më të mira të punës, punoni ndoshta më pak se në spitalet tona publike, një nga çështjet kryesore që po merrem janë avancimet e programeve klinike. Çështja e ekipit mjekësor që një shtet e ka, varen prej fakultetit të mjekësisë, prej specializimeve pastaj subspecializimvee”, ka shtuar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *