Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë, ku ndau nga 100 euro shtesat për fëmijët nga mosha 0-16 vjeç dhe pensionistët.
LDK përmes një komunikate ka njoftuar se në programin dhe qeverisjen e re janë zotuar se koeficienti i pagës do të jetë 150 euro, e që i bije rritje mesatare e pagës për 200 euro për të giithë shërbyesit publik.
Kjo parti shtesat e prezantuar sot nga Qeveria e Kosovës i cilëson si lëmosh për fund të vititi.
Reagimi i plotë:
Vizion në javën e parë të mandatit, apo panikë në muajt e fundit?
Ky pra është dallimi. Sepse LDK e ka programin dhe zotimin e qartë: koeficient të pagave 150 euro – që do të thotë rritje mesatare e pagës për 200 euro – për të giithë shërbyesit publik në javën e parë të mandatit, dhe zgjidhje të qëndrueshme që i përgjegjen vështirësive dhe nevojave të përditshme të qytetarëve.
Kjo ka dallim të madh me lëmoshën e dhënë në fund të vitit e cila nuk mjafton as për ta paguar rrymën në këtë dimër. Sepse kjo që pamë sot nga kjo qeveri nuk është asgjë më shumë se shenjë e panikës dhe mungesë e vizionit nga një udhëheqësi e dështuar e cila nuk ka implementuar asgjë të qëndrueshme në 4 vite qeverisje.
Qytetarët janë lodhur nga qeverisja e paaftë, dhe ata po na e tregojnë çdo ditë se ata duan ndryshim, dhe e duan atë menjëherë! E këtë ndryshim, me mirëqenie, mundësi e paga të mjaftueshme për të gjithë – dhe atë gjatë tërë vitit, do ta sjell vetëm LDK nën udhëheqjen e Dr. Lumir Abdixhikut dhe ekipit tonë profesionist. Bashkë me qytetarët e vendit do të bëhemi ndryshimi i domosdoshëm për Kosovën!/IndeksOnline/