Pak ditë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës prezantoi kandidatët për deputet nga Prishtina.
Ndërsa sot kjo parti do të prezantojë programin ekonomik, një projekt që synon ta transformojë ekonominë e vendit tonë.
‘’Ju ftojmë që ta ndiqni prezantimin e programit ekonomik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, një projekt që synon ta transformojë ekonominë e vendit tonë ashtu siç dhe e meritojmë’’, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, programi do të prezantohet sot në orën 18:00, në sallën e kuqe.