Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti për të premten.
“Për temën e dialogut, Kryeministri i Kosovës duhet të raportojë vetëm në Kuvendin e Kosovës. Aty LDK do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saja. Ky ka qenë dhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak”, thuhet në përgjigjen e LDK-së.
Sipas partisë së Abdixhikut, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke
“Për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke. Në këtë marrëveshje të njohjes, rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti i vendit janë të panegociueshme”