Pre. Sht 20th, 2024

Lekaj: AAK-ja mbështet propozim-amendamentet kushtetuese për Vetingun

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ka thënë se si parti i mbështesin tri propozim-amendamenteve kushtetuese për Vetingun, por që sipas tij, këto ndryshime kushtetuese nuk mund të bëhen pasi në seanca nuk merr pjesë Lista serbe.

“Sa i përket punës së Komisionit mendoj që kemi dhënë kontribut të gjithë në atë Komision. Kemi pasur diskutime te mjaftueshme por ne fund kemi ardhur deri të pajtimi dhe përkrahja për Vettingun. Na vjen keq që dëgjuam kryetarin e Komisionit që sistemi gjyqësor ka qenë i pa pranueshëm dhe duhet të ndërhyhet”.

“Për 20 vite është ndërtuar sistemi, të hidhet poshtë gjithë krijimi i këtij sistemi është i pa pranueshme. Mazhoranca mendon se çka do që është e mirë rrjedh nga ta. Politika duhet që të jetë larg. Ne si AAK kemi përkrah këto ndryshim dhe për hir të një konsensusi ne do ti përkrahim por ju e dini që duhet edhe dy të treta të komuniteteve”, ka thënë ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *