Die. Nën 24th, 2024

Lëndë toksike shqiptare drejt Tajlandës, Berisha kërkon komision hetimor me OKB, OSBE dhe NATO-n: Të dalë kush qëndron pas këtij biznesi

Një ngarkesë e nisur nga Porti i Durrësit vuri pak ditë më parë në alarm autoritetet në Tajlandë, pasi sipas organizatës “Basel Action Netëork” që gjurmon tregtinë e mbetjeve toksike, është e mbushur me pluhur të rrezikshëm që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut.

Siç raporton “bloomberg.com” anija e linjës së transportit Maersk ishte planifikuar të ankorohej në Cape Toën, në Afrikën e Jugut. Por, pas paralajmërimit të dhënë nga grupi ndërkombëtar i mbikëqyrjes “BAN”, në datën 31 korrik u fik GPS-i i anijes dhe ankorimi nuk u bë i mundur.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar sot kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili kërkon një komision hetimor, edhe me prezencën e OSBE-së dhe NATO-s për të hetuar këtë çështje.

“Ky eksport të cilin autoritetet shqiptare pretendojnë para botës, që nuk e kanë autorizuar dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale të këtij vendi, dhe porteve të tij. Dëshmon se njëlloj sikundër eksportohen rreth 100 kontenierë me lëndë toksike, importohen dhjetëra, qindra kontenierë me drogë, helme, lëndë toksike, të cilat flitet se vijnë në Shqipëri për tu ç’aktivizuar dhe groposur. Pra ekziston një rrumor se Edi Rama vazhdon biznesin e tij me lëndët kimike dhe helmuese, se lëndë të tilla ç’aktivizohen apo groposen në tunelet e vendit”.

Sipas tij “Partia Demokratike i bën thirrje OKB-së, i bën thirrje NATO-s dhe OSBE-së në një komision hetimor veças apo të përbashkët, të hetojë gjer në fund aferën e 100 kontenierëve me lëndë toksike të eksportuara nga Shqipëria. Të gjendet përmbajtja e tyre dhe kush qëndron mbrapa”.

Top Channel

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *