Ish-drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Basri Lenjani, është tërhequr nga gara për drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar (SHSKUK).
Derisa sot është mbajtur testi për kandidatët, të cilët janë në garë për drejtor të SHSKUK-së, Lenjani ka vendosur të tërhiqet. E arsye për tërheqjen e tij, është dhe deklarata e sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryesuesit të Bordit të SHSKUK-së, Naim Bardiqi, i cili ditë më parë kishte deklaruar se njihet me Lenjanin të cilin e ka shok dhe më të cilin pijnë dhe kafe bashkë. Por Lenjani mohon të ketë pirë kafe me Bardiqin që nga 2019-ta.
“Kjo deklaratë me shtyri që të tërhiqem dhe të hapi rrugë për kandidatët tjerë, që unë të mos jem pengesë. Unë skam pas asnjë bisedë, asnjë referencë, asnjë kontakt dhe pastaj doli deklarata e dhënë e sekretarit permanent, që kemi qenë shokë të gjeneratës dhe kemi pirë kafe bashkë. Kemi qenë shok të gjeneratës, por nga viti 2019 nuk kemi pirë kafe dhe nuk jemi takuar asnjëherë me familje. Mendoj që e vërteta qëndron në atë qo po e dëftoj. Kjo ka qenë shkaku kryesor. Shkaku kryesor ka qenë kjo se nuk është dashur të aludohej. Sepse ne të gjithë njihemi me njëri tjetrin. Me doktor Naimin kemi qenë shokë të gjeneratës së studimeve, ai ishte student dhe koleg shumë i mirë. Jemi shokë të mirë, mirëpo nga viti 2019 asnjëherë ne nuk kemi pirë kafe dhe nuk kemi pasur asnjë takim të drejtpërdrejtë”, tha ai.
Ndërsa thotë se tërheqja e tij nuk ka qenë taktike, por se kishte menduar që do të jetë një garë fer.
“Jam tërheq nga gara. Unë kam menduar që të jetë një garë fer . Tërheqja ime nuk ka qenë taktike. E kam parë që nuk mund ta gjej vetën aty, për shkak se ndikimet e gjithanshme politike, ndikojnë drejtpërdrejtë në zgjedhjen e dikastereve”, tha ai.
Ndërsa i pyetur se a ka të bëjë tërheqja e tij , me favorizimin e ndonjërit nga kandidatët potencial, Lenjani tha se tashmë dihet se në Kosovë, ndikimet politike janë në të gjitha institucionet, kur është fjala për pozita kyçe.
“Asnjëherë në karrierën time nuk kam folur me emra dhe as tash nuk do të flas. Ne jetojmë në Kosovë. Ndikimet nga jashtë dhe brenda janë të pranishme. Ndikimet politike të zgjedhjes së kandidatëve në institucione kanë impakt . Por shpresojmë që ky veprim politik të jetë në favor të SHSKUK-së. Jam i vetmi kandidat, mund të hulumtoni që nuk ka kontaktuar me asnjë vendimmarrës, të cilët vendosin për pozitat kyçe. Unë kam menduar që të rrugëtoj vetëm, që në intervistim të zgjedhën kandidatët meritor. Nuk shprehu asnjë shenjë xhelozie, se kush do të zgjidhet në drejtimin e SHSKUK-së. Por kryesisht ndikimet politike po ndikojnë në gjithë Kosovën. Kjo politikë duhet të largohet dhe të hapet rrugë për gjenerata të reja, që të paktën profesionistët shëndetësor të jenë në nivel të obligimeve që u takojnë”, tha ai../Indeksonline/