Enj. Sht 19th, 2024

Limaj për Hajdin Berishën: Shembull i personalitetit me integritet moral e profesional

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për vdekjen e drejtorit të Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha.

Limaj ka thënë se ai ishte shembull i personalitetit me integritet moral e profesional në liri, derisa në lufte shembull i guximit dhe vetëmohimit.

Postimi i Limajt:

Prehu në paqe Hajdin!
I tronditur nga lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të mikut të afërt, bashkëpunëtorit të ngushtë e bashkëluftëtarit Hajdin Berisha.
Hajdini ishte kryetari i degës së Nismës në Malishevë, shërbeu si nënkryetar i Komunes dhe aktualisht si Drejtor i Shëndetësisë në Malishevë.
Ishte shembull i personalitetit me integritet moral e profesional në liri, derisa në luftë ishte shembull i guximit dhe vetmohimit.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, të cilës ja kushtove gjithë jetën tënde!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *