Sht. Dhj 21st, 2024

Lista Serbe mirëpret marrëveshjen për energjinë: Stacioni i energjisë mbetet i yni

Lista Serbe i është gëzuar marrëveshjes për energjinë në Bruksel.

Përmes një komunikate për medie, ky subjekt politike ka vlerësuar se marrëveshja për energjinë ka rëndësi të shumëfishtë për ekonominë e qytetarëve serb të kësaj pjese.

Sipas tyre, kjo marrëveshje u mundëson serbëve në veri të punësohen dhe të mos paguajnë në mënyrë retroaktive shpenzimet e energjisë elektrike.

“Duhet të theksohet se kjo marrëveshje është provë që dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura dhe jo përdorimi i dhunës, dhe kjo marrëveshje parandalon marrjen potenciale me brutalitet të stacionit të Valaq-it, rrëmbimit të sistemit tonë të energjisë dhe ndërhyrjes së furnizimit me energji të qytetarëve tanë, institucioneve edhe entiteteve ekonomike në këtë kohë të krizave dhe sfidave të mëdha”, është thënë në komunikatën e Listës Serbe.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *