Sht. Nën 23rd, 2024

Loci flet për takimin me Xhafer Shatrin

ish-pjesëtari i UDB-së, Mehmet Loci ka folur për takimin me Xhafer Shatrin javën e kaluar.

Loci ka thënë se me të ka biseduar për çështjet madhore të Kosovës.

“Biseda fillon: Jam duke e hartuar një libër me peshë, më duhen, kalojmë te Debat Plus, biseda është zhvilluar në prezencë të gruas së tij. Por një detaj që ishte shumë jetik. E telefonova të nesërmen se a mund të takohemi për këtë detaj. Kush më ka përcjell nuk e di. Fotografi u shkrep”, ka thënë Loci.

closevolume_off
ImageFoto nga takimiFoto galeri
Një ish i burgosur politik, një prej themeluesve të Grupit Revolucionar të Kosovës (GRK) dhe bashkëpunëtor i Hydajet Hysenit e Rexhep Malajt, e ka realizuar një takim në katër sy me Mehmet Locin, një të akuzuar publikisht si ish-pjesëtar i UDB-së jugosllave.

Të dy janë takuar më 11 gusht në një restorant në qendër të Pejës, tregojnë fotografitë të cilat i ka siguruar paparaci.

Takimi ka ndodhur disa ditë pas akuzave publike ndaj Mehmet Locit se si ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit të ish-Jugosllavisë (UDB) ka rrahur dhe maltretuar shqiptarë gjatë viteve ‘80 në Pejë.

Shatri është një nga themeluesit e organizatës çlirimtare Grupi Revolucionar i Kosovës (GRK), bashkë me Hydajet Hysenin, Rexhep Malajn dhe veprimtarë të tjerë të kohës. Ishte dënuar disa herë për shkak të veprimtarisë së tij politike dhe kundërshtimit të sistemit jugosllav. Kishte vuajtur një dënim prej shtatë vitesh, derisa ishte arratisur nga burgu më 1982.

Shatri, kishte mërguar nga Kosova dhe kishte zhvilluar gjatë tërë kohës veprimtari politike nga Zvicra. Kishte udhëhequr për katër vite, nga 1982 deri më 1986, Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi.

Gjatë viteve 90’ ishte bërë pjesë e Qeverisë në ekzil të Republikës së Kosovës, të cilën e drejtonte Bujar Bukoshi. Për disa vite, ai kishte shërbyer si ministër i Informacionit.

Ndërkaq, Mehmet Loci, i akuzuar për përndjekjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, është një ish-punonjës i Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë deri në fillim të viteve ’90. Loci, ishte larguar nga sistemi pas vendosjes së masave të dhunshme nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.

Në vitin 1992, Mehmet Loci ishte bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës, të cilën asokohe e drejtonte LDK-ja e Ibrahim Rugovës.

Ai ishte punësuar në Shërbimin Informativ dhe i ka raportuar presidentit Rugova.

Në këtë pozitë ka shërbyer deri më 24 nëntor të vitit 1994, kur ishte arrestuar dhe më pas dënuar me gjashtë vite burgim nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *