Lokali në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë që ishte përfshirë nga zjarri këtë të hënë ishte jofunskional dhe nuk ka pasur njerëz përreth.
Në vendin e ngjarjes veç policisë dhe zjarrfikësve kanë dalë edhe zyrtarë komunal të cilët kanë deklaruar se nuk ka njerëz të lënduar, dëmet janë vetëm materiale.
Ajo thotë se organet kompetente do të bëjnë hetimet dhe do të vijnë në përfundim se cili ishte shkaktari i zjarrit.
Braha: Do të bëhen hetimet për të parë se cili ishte shkaktari i zjarrit
“Këtu jemi sot siç njihet ‘Parku i Heroinave’ dhe kemi pas një rast ku ka pas djegie të një lokali lartë që janë, fatmirësisht ajo është një pjesë jo funksionale, nuk është duke u shfrytëzuar dhe fatmirësisht edhe lokalet poshtë nuk janë prekur nga djegia. Do të thotë kemi dëme materiale vetëm të pjesës lart që po e përsërisë që është e pashfrytëzuar, kurse lokalet poshtë nuk kanë ndonjë djegie. Organet do t’i bëjnë hetimet dhe do të vijnë në përfundim se çka është shkaktari por tani për tani zjarrin veçse e kemi lokalizuar”, ka deklaruar Braha.
Komandanti i zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës Latif Zeka ka treguar për ndërhyrjen që bënë zjarrfikësit në momentin kur ata u informuan për zjarrin në këtë pjesë të kryeqytetit.
Zeka: Si jemi njoftuar, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes
“Zjarrfikësit po sa e kanë marrë lajmin në 12:49 kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri ka qenë jashtëzakonisht një hovë i madh në zhvillim. Por për fat të mirë ata që momentin që kanë ardhur e kanë shti zjarrin nën kontroll dhe nuk ka dëme përveç demit lartë që ka ndodhur. Lokalet tjera janë lokalizuar dhe janë shpëtua. Për dëmet materiale nuk e di, janë ekspertët edhe të Policisë edhe të brigadës se zjarrfikësve që është inspektori i parandalimit të zjarreve ku do ta vlerësojmë sa dëme dhe prej çka ka ndodh zjarri, ka thënë ai.