Tre policët kufitarë të kidnapuar rreth dy javë më parë nga forcat elitare të Serbisë afër Leposaviqit, u liruan sot nga Gjykata e Kralevës, ani pse ndaj tyre do të vazhdoi gjykimi pasi është konfirmuar aktakuza për kinse mbajtje e armëve ilegale.
Policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi menjëherë pasi u liruan e morën rrugën drejt vendlindjes, ku rreth orës 13 e 30 arritën në pikën e kalimit kufitar në Merdare, raporton IndeksOnline.
Për t’i pritur policët kishin dalë edhe familjarë të tyre të cilët iu gëzuan pa masë lirimit.
Policët ishin të shoqëruar edhe nga zyrtarë të zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.
Rikujtojmë se deri të lirimi i tyre erdhi pas presionit të madh ndërkombëtar.
https://indeksonline.net/lot-gezimi-ne-merdare-pamje-te-reja-nga-ardhja-e-policeve-ne-vendlindje-video-foto-1/