Kryetari i Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi, pas shtatë muajsh qëndrimi brenda objektit të komunës, sot ka dalë për herë të parë në qytet. Ai është parë sot teksa bënte xhiro në sheshin e Mitrovicës.
Burime të “Indeskonline” bëjnë të ditur se Lulzim Hetemi pas shëtitjes në shesh, në orët e mbrëmjës është kthyer përsëri në zyren e tij, në të cilën po qëndron tash e shtatë muaj.