Jehona Lushaku-Sadriu, kandidate e LDK-së, theksoi se bashkë me menaxhmentet e shkollave, mësuesit dhe prindërit arritëm të zbatojmë Modelin e ‘Mësimit tërëditor’ në pesë shkolla të Prishtinës.
Lushaku-Sadriu, bëri të ditur se në fillim kishtë hezitime e dyshime, ndërsa tani ka arritur miratimi për kërkesa për zgjerim.
“Kishte hezitim e dyshime në fillim. Tani ka miratim e kërkesa për zgjerim.
Bashkë me menaxhmentet e shkollave, mësuesit dhe prindërit arritëm të zbatojmë Modelin e ‘Mësimit tërëditor’ në pesë shkolla të Prishtinës.
Ky është modeli i shkollave moderne evropiane, që i duhet Kosovës.”, ka shkruar Lushaku-Sadriu