Die. Nën 24th, 2024

Lushaku Sadriu: Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës

Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës, duke e quajtur qeverisjen e tij si dështim.

Tutje, ajo tha se Kurtin si kryeministër është i paaftë, i dëmshëm, hipokrit dhe palaço.

Postimi i plotë:

Në panikë nga dështimi në qeverisje, kryeministri Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës.

Një kryeministër i PAAFTË- se qeverisja e tij u dëshmua të jetë dështim total, keqmenaxhim e me të vetmin rezultat varfërimin e secilit qytetar;

Një kryeministër i DËMSHËM, që shtetit tonë historikisht i ka sjell veç dëme në raporte ndërkombëtare e vërejtje me shkrim nga SHBA e BE.

Një kryeministër HIPOKRIT, që flet për moral derisa luan me të ardhmen e familjeve tona – se ai të veten nuk e ka në Kosovë;

Përfundimisht, një kryeministër PALAQO, që përkujdeset për performancë për militantë partiak, e jo për arritje të vërtetë ndërkombëtare të shtetit tonë.

Kosova nuk meriton një udhëheqje të dëmshme e të rrezikshme si kjo!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *