Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka deklaruar se ministri Rozeta Hajdari është ministre e “skandaleve”.
Përmes një shkrimi në Facebook, Lushaku ka përmendur se ministja mbyllë media, blen vaj i cili nuk arrin në Kosovë e shumë çështje të tjera.
“Veç një pyetje është relevante sot: pse nuk ke dhënë dorëheqje ende, Rozetë?” ka thënë mes të tjerash Lushaku-Sadriu.
Ky është reagimi i saj i plotë:
Po flet, Ministrja e skandaleve, Rozeta Hajdari sot në konferencë për media vet-me-vete.
Ajo, që me nënshkrimin e vullnetin e saj mbyllë media, po thërret konferencë për media?!
Ajo, që ka blerë vaj me rezervat e shtetit/ paratë tona, mall që kurrë nuk ka arritur në Kosovë;
Ajo, që udhëheqë me staf e udhëheqës dikasteresh të emëruar kundërligjshëm nga vet ajo;
Ajo, që pasurinë e saj e ka fshehur e s’e ka deklaruar- për këtë është ministre e dënuar;
Ajo, që pëfundimisht edhe fëmijë ka shkelur në rrugë dhe nuk është dënuar.
Veç një pyetje është relevante sot: pse nuk ke dhënë dorëheqje ende, Rozetë?
Ti s’meriton me qenë vendimmarrëse për fatin e vendit tonë e as për paratë tona!