Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka kërkuar edhe sot në Kuvend që të mbështetet iniciativa e tij në lidhje me importin e veturave.
Lushtaku ka kërkuar që të hiqet kufizimi që ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet.
Ai ka përmendur si shembull aksidentet me fatalitet, që sipas tij shkak i vdekjeve janë edhe veturat e vjetra.
closevolume_off
“Burrë e grua kanë humbur jetën në Drenas duke lënë pas 8 jetimë. Vetura që kanë qenë duke vozitur ishte ‘Golf 2’. Të njëjtin model veture e kishin edhe familja nga Shtimja që para disa viteve u shua. ‘Golf 2’ nuk ka as AIRBAG, as ABS, as sisteme tjera të sigurisë që do të rritnin shanset e mbijetesës në rast aksidenti”.
“Ne duhet të garantojmë siguri më të madhe në komunikacion, duke e hequr kufizimin për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet!”, ka thënë Lushtaku në gjatë seancës së sotme të Kuvendit.