Përderisa ka fajësuar Kosovën për tensionet e ngritura në veri të vendit, presidenti i Francës, Emanuel Macron ka deklaruar se shpreson që të mund t’i takojë presidentët e Kosovës dhe Serbisë në Moldavi.
“Është shumë e qartë se autoritetet kosovare mbajnë përgjegjësi për situatën aktuale dhe ka mosrespektim të një marrëveshjeje që ishte megjithatë e rëndësishme dhe e cila u sigurua vetëm disa javë më parë”, ka thënë Macron përpara gazetarëve në Bratisllavë.
Ai po qëndron atje për forumin Globsec pjesë e së cilit ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
AFP raporton se Macron ka thënë se shpreson t’i takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq pasi të dy janë duke qëndruar në Moldavi.