Ish- kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, do të raportojë të hënën në Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës.
“Takim i përbashkët i Komisionit për Legjislacion me z. Malcolm Simmons, ish- kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it Vendi: Salla 506 Koha: 10:00”, thuhet në njoftim.
Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjykatësve në EULEX kishte dhënë dorëheqje nga ky institucion duke akuzuar EULEX-in dhe BE-në për korrupsion.
Simmons, kishte thënë se EULEX-i dëshironte ta rrëzonte një pjesë të klasës politike kosovare.