Kryetari i komunës së Malisheves, Ekrem Kastrati, ka reguar për reduktimet e mëdha të rrymës elektrike në Malishevë.
Kastrati ju ka bërë thirrje kryeministrit KEDS-it që vetëm këtë komunë po mbetet pa energji elektrike të trajtohet urgjentisht.
“I bëj thirrje kryeministrit, KEDS-it dhe mekanizmave tjerë të nivelit qendror, që shqetësimin e Komunës së Malishevës për këtë trajtim kaq të pa ndershëm që po u bëhet qytetarëve tanë, që edhe në prag të vitit 2024, vetëm komunën tonë po e lenë në terr, të trajtohet urgjentisht, në mënyrë që Malisheva të furnizohet me energji elektrike, ashtu si çdo komunë e Kosovës”, ka thënë Kastrati./Indeksonline/
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës sonë,
Ky është viti i 3-të radhazi që pikërisht në stinën e dimrit, Malisheva bashkë me qytetarët e saj, mërgimtarët dhe bizneset, po marrin goditjen më të rëndë të mundshme, atë të mungesës së energjisë elektrike, madje me ndërprerje të pakontrolluara dhe pa asnjë njoftim paraprak mbi orarin e reduktimeve.
I bëj thirrje kryeministrit, KEDS-it dhe mekanizmave tjerë të nivelit qendror, që shqetësimin e Komunës së Malishevës për këtë trajtim kaq të pa ndershëm që po u bëhet qytetarëve tanë, që edhe në prag të vitit 2024, vetëm komunën tonë po e lenë në terr, të trajtohet urgjentisht, në mënyrë që Malisheva të furnizohet me energji elektrike, ashtu si çdo komunë e Kosovës.
Kjo qasje e juaja karshi këtij problemi kaq të madh për qytetarët tanë, është hiç më pak se diskriminim e poshtërim, që Malisheva dhe banorët e saj, historikisht nuk i kanë pranuar, madje as nuk i harrojnë lehtë.
Ekrem Kastrati
Kryetar i Komunës së Malishevës