Sht. Nën 23rd, 2024

Manja reagon për aksionin e opozitës: Mosbindja civile, shpikje e Gandit, por nuk e përdori për t’u vënë flakën institucioneve

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar në rrjetet e tij sociale, në lidhje me aksionin e deputetëve të PD, pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

Manja e ka krahasuar mosbindjen civile të opozitës, me shpikjen e Mahatma Gandit që sfidoi Perandorinë Britanike. Me ironi, ministri shkruan se Gandi nuk e ka përdorur këtë shpikje për të goditur me bidona benzine për t’u vënë shkrepsen institucioneve apo kazanëve të plehrave.

“Tani kjo Mosbindja Civile mesa di unë është shpikja e madhe e Mahatma Gandit që sfidoi Perandorinë Britanike, duke u ulur në gjunjë për t’i prerë rrugën ushtrisë koloniale. Nuk më rezulton nga kërkimet e mia të fundit që Gandi të ketë përdorur mjete të forta për t’i goditur kundërshtarët britanikë, apo bidona benzine për t’u vënë shkrepsen institucioneve apo kazanëve të plehrave”, ka shkruar Manja.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *