Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thurrur lavde për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai ka deklaruar se FSK-ja në kuadër të kapaciteteve i tejkalon disa prej vendeve të Ballkanit.
Maqedonci është shprehur gjatë kësaj qeverisjes mbi tre vjeçare është rritur blerja e pajisjeve ushtarake, por me çmime më të ulëta se viteve të kaluara.
“Sisteme Bayraktar, sisteme strategjike Javelin, që jemi në proces të ekzekutimit të pagesave për t’i pasur si pjesë e inventarit. Ka edhe shumë sisteme të tjera që po prokurohen dhe janë sisteme të rëndësishme për fuqizim të kapaciteteve luftarake. Mund të themi që jo vetëm që s’ka qenë më e fuqishme, por ushtria jona është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre”, ka thënë Maqedonci të dielën në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ministri i Mbrotjes tha se FSK-ja do të jetë pjesë e stërvitjeve ushtarake “Defender Europe 2025”