Enj. Sht 19th, 2024

Maqedonci takohet me kryesinë e Shoqatës Shqiptare-Amerikane të Zbatimit të Ligjit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim kryesinë e Shoqatës Shqiptare – Amerikane të Zbatimit të Ligjit.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë, zhvillimet në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

“Ministri Maqedonci në takimin me kryetarin Elton Shametaj diskutuan për situatën e sigurisë, zhvillimet në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe zbatimit të ligjit, angazhimin e bashkë-atdhetarëve në institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA si dhe mundësitë e bashkëpunimit”.

“Ministri Maqedonci më tej u shpreh se bashkatdhetarët tanë anembanë botës kanë qenë ndihmesa më e madhe e jona gjithmonë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje, në takim u tha se bashkatdhetarët vazhdojnë të jenë kontribuues të rëndësishëm të ekonomisë dhe sigurisë së Kosovës, përmes dhurimit në Fondin e Sigurisë, krahas investimeve në vend.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *