Sht. Nën 23rd, 2024

Maqedoni e Veriut: KSHZ numëron 99.85% të votave, ja kush po prin dhe ku renditen Osmani dhe Taravari

Rezultatet e publikuara nga KSHZ-ja në ueb faqen e saj tregojnë se nga 99,85 për qind të votave të përpunuara, gjegjësisht 3.474 nga gjithsej 3.508 vendvotime, kandidatja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova, prin me 362.682 vota, gjegjësisht 40.08% para Stevo Pendarovskit nga LSDM me 180.306 vota (19.93%).

I treti është Bujar Osmani nga BDI me 120.903 (13.36%).

Arben Taravari nga koalicioni VLEN ka 83.356 (9.21%), Maksim Dimitrievski nga “ZNAM” me 83.787 (9.26%), Biljana Vankovska e mbështetur nga “E Majta” 41.172 (4.55%) dhe Stevço Jakimovski nga “GROM” ka 8.103 (0.90%).

Të dhënat nga 24 vendvotime të tjera mbeten për përpunim të mëtutjeshëm, pas së cilës do të kemi rezultatet përfundimtare të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *