Die. Nën 24th, 2024

Marrëveshja e Ohrit në syrin e Pacollit: Kjo është autonomi politike dhe etnike, Kurti i ka borxh një shpjegim publikut

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli marrëveshjen e arritur në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerëson si një marrëveshje për të krijuar mosmarrëveshje të reja.

Pacolli në një përgjigje për IndeksOnline ka thënë se kjo është pika më e dobët e Kosovës në procesin e dialogut, pasi nuk ka asnjë përfitim të qartë për Kosovën, dhe sipas tij, as obligime konkrete për Serbinë.

“Por, vetëm për Kosovën aneksi parashikon një obligim të qartë për zbatimin e nenit 7 dhe nenit 10 (të cilët tani janë së bashku në aneks në një paragraf) për vetëmenaxhimin në kuadër të Asociacionit përtej marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015”, ka thënë Pacolli.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova është pajtuar me këtë që t’i japë komunitetit serb si grup etnik një nivel të qeverisjes jo më brenda njësive administrative të komunave, por në bazë të përkatësisë së tyre etnike.

“Kjo është autonomi politike dhe etnike dhe jo më asociacion komunash dhe kryeministri Kurti i ka borxh një shpjegim publikut të Kosovës. Më shumë se kjo është një marrëveshje në mënyrë jodemokratike, nuk do të ratifikohet në Kuvend dhe as nuk është marrë pëlqimi i Kuvendit”, ka theksuar ai.

Ish presidenti i Kosovës thotë se kjo është një fitore për Serbinë, pasi ka arritur të heqë njohjen reciproke, të heqë referencën e anëtarësimit të OKB-së dhe asociacioni 2.0 do të ketë pushtet ekzekutiv dhe Kisha Ortodokse Serbe, sipas tij, do ta zyrtarizojë një status që shkon përtej propozimit të Ahtisaarit.

“Në mes të natës, pa pëlqimin demokratik të Kuvendit, kryeministri Kurti ka rënë dakord kryeveti me presidentin serb Vuçiq për një marrëveshje që do të forcojë ndikimin e Serbisë në Kosovë, por nuk do t’i sjellë asnjë përfitim Kosovës në kuptim të finalizimit të shtetësisë së saj dhe të integrimit ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se fjala vetë-menaxhim është në serbisht i bie “Samo upravljenje- “Vetëdrejtim”.

“Për Kosovën është më e ëndë se Asociacioni”, ka shtuar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *