Sht. Dhj 21st, 2024

Marrëveshja për energjinë/ Borrell përgëzon Kurtin e Vuçiq: Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara për dialogun

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq me rastin e dakordimit mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel.

“Bisedova sot me Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurtin për t’i përgëzuar ata mbi arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë. Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të ketë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët,” shkroi Borrell në Twitter.

Sot në Bruksel, Kosova dhe Serbia u dakorduan mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë nga viti 2013.

Kryenegociatori Besnik Bislimi tha se kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar që nga 1999.

Nga 1999-2017, borxhin për veriun e kanë paguar qytetarët e komunave të tjera të Kosovës. Që nga viti 2017 e deri më

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *