Është nënshkruar marrëveshja për transformimin e tërësishëm të Pallatit të Rinisë.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit më krye shefen e ndërmarrjes publike “Pallati i Rinisë”, Mrika Gashi, përcjell IndeksOnline.
“Sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Mrika Gashin, krye shefe e ndërmarrjes publike “Pallati i Rinisë”. Në planin tonë të investimeve parashihen ndërhyrjet për rinovim dhe rivitalizim të sallës së madhe të sportit (salla universale), hapësirave dhe strukturave ndërlidhëse të sportit, sallës së kuqe, ateliesë, amfiteatrit të dytë, atriumit, pllatosë dhe parkingut nën-tokësor”, ka njoftuar ministri Hajrulla Çeku.