Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burg për jetë për Fran Marashin i që akuzohet për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë 5 punonjës policie.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Gjykata e Lartë kishte vendosur rigjykimin e dosjes 28 vite pas masakrës.
Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij, Fran Marashi pretendoi se nuk i janë respektuar të drejtat dhe liritë themelore për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në mungesë.
Gjatë argumentave të tij, pretendoi se nuk ka pasur dijeni për gjyqin që është bërë në vitet 1999-2000, në ngarkim të tij.