Sot është prezantuar Projekti KSV-022 i Qeverisë së Luksemburgut për mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë.
Vlera e projektit do të jetë 6 milionë euro, i financuar nga Qeveria e Dukatës së Luksemburgut.
Në prezantim të këtij projekti ishin të pranishëm ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë Eric Dietz si dhe ekipi i ekspertëve të angazhuar nga LUX-Dev.
Projekti “KSV-022 Project (2023-2025)” pritet të mbështesë Ministrinë e Shëndetësisë në tre vjetët e ardhshëm.
Qëllimi i projektit do të jetë në ofrimin e kontributit për “Përmirësimin e qasjes në shërbimet cilësore të kujdesit shëndetësor për popullatën e përgjithshme”.
Objektiva e projektit synon të përmirësoj cilësinë e shërbimeve shëndetësore përmes inovacionit dhe digjitalizimit.
Rezultati i këtij projekti do të jetë themelimi i Qendrës së Dijes dhe Inovacionit për shërbime shëndetësore cilësore në Kosovë.