Sht. Nën 23rd, 2024

Mblidhet LDK-ja: ‘Rruga e Re’ ka nisur

Anëtarët të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), së bashku me kryetarin Lumir Abdixhiku dhe anëtarë të tjerë kyç të partisë, janë mbledhur për të finalizuar programin e partisë.

Takimi dy ditor, ka për qëllim përfundimin e programit të ri të partisë apo ‘Rruga e Re’ siç është prezantuar tash e sa muaj nga kryetari Abdixhiku.

Në këtë takim po marrin pjesë figurat kryesore të partisë, duke përfshirë deputetë, kryetarë e zyrtarë të komunave ku qeverisë LDK-ja, e shumë anëtarë të tjerë.

Zyrtarë të LDK-së, kanë bërë të ditur më herët se programi i ri që lidhet me ‘Rrugën e Re’, si tërësi pritet të prezantohet gjatë muajit tetor.

Për disa muaj me radhë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar akterë të ndryshëm të jetës publike në Kosovë, duke prezantuar pjesërisht para tyre programin e tij ‘Rruga e Re’, që sipas tij është zgjidhja e vetme për Kosovën.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *